Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Francë, arrestohen 7 shqiptarë

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve franceze dhe belge ka çuar në goditjen e një rrjeti të madh ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku janë arrestuar shtatë shtetas shqiptarë dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Sipas mediave të huaja, operacioni nisi më 10 qershor në Francë, ku xhandarmëria franceze zhvilloi rreth 12 kontrolle në rajonin e Bretanjës. Gjatë aksionit u arrestuan katër shtetas shqiptarë, të moshave 21, 30, 30 dhe 32 vjeç, të cilët dyshohen se ishin pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë mes Belgjikës dhe Francës.
Sipas Prokurorisë së Rennes, të arrestuarit janë vënë nën hetim nga Juridiksioni Ndërrajonal i Specializuar (JIRS) dhe janë lënë në paraburgim.
Një ditë më vonë, më 11 qershor, autoritetet belge zhvilluan 14 kontrolle të tjera, duke arrestuar pesë persona të dyshuar, tre prej të cilëve shqiptarë.
Hetimet, të zhvilluara prej disa muajsh, zbuluan ekzistencën e një organizate kriminale shqiptare që organizonte transportin e drogës nga Belgjika drejt Francës. Sipas prokurorit Frédéric Teillet, grupi përdorte një apartament në Belgjikë si laborator për pranimin, përpunimin dhe paketimin e lëndëve narkotike përpara shpërndarjes në treg.
Transporti i drogës kryhej me automjete të pajisura me vende të fshehta të sofistikuara, të ndërtuara posaçërisht për t’iu shmangur kontrolleve të autoriteteve.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi 13 kilogramë kokainë, 26 kilogramë produkte kimike të përdorura për përzierjen dhe shtimin e sasisë së drogës, bidonë me aceton dhe amoniak, si dhe pajisje për përgatitjen dhe paketimin e narkotikëve. Gjithashtu u gjet një presë për kokainë me logo të ndryshme.
Autoritetet sekuestruan edhe dy pistoleta dhe një armë gjahu.
Në kuadër të hetimit janë sekuestruar 19 automjete, disa prej tyre me vlerë të lartë, si dhe bizhuteri, me një vlerë totale të vlerësuar rreth 400 mijë euro. Po ashtu, u gjetën mbi 90 mijë euro cash, ndërsa 37 mijë euro të tjera u bllokuan në llogari bankare. Në Belgjikë u ngrinë gjithashtu 38 llogari bankare.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128