“Rama n’burg, Berisha n’burg!”/ Thirrjet që po tundin Tiranën, marshimi masiv vijon me fuqi në rrugët e kryeqytetit

18 Qershor 2026, 22:58 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rama n’burg, Berisha n’burg!”/ Thirrjet që po

Marshimi masiv i qytetarëve, i cili nisi përpara Kryeministrisë dhe u shtri drejt “Komunës e Parisit” dhe “Rrugës së Kosovarëve”, ka arritur kulmin e tij me një unifikim thirrjesh që shënjestrojnë krerët më të lartë të politikës shqiptare.

Në dritën e elektrikëve pranë zonës së Liqenit Artificial, mijëra protestues kanë shpërthyer në një kor të fuqishëm thirrjesh, duke kërkuar jo vetëm largimin e menjëhershëm të qeverisë, por edhe ndëshkimin penal të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Sali Berisha.

“Rama jep dorëheqjen!”, “Rama në burg!”, “Berisha në burg!”, janë thirrjet që po dëgjohen në mbarë lagjet ku po kalon turma masive.

Këto slogane reflektojnë edhe qëndrimet e mbajtura më herët gjatë tubimit nga folësit, të cilët deklaruan se qytetarët janë ngritur kundër një klike të korruptuar dhe se kërkojnë një drejtësi të barabartë për të gjithë, pa dallime politike.

Po ndodh...

ide