Humb jetën shqiptari në Itali, pronari mes lotësh: Krahu im i djathtë, kuzhinieri më i mirë
22 Dhjetor 2023, 17:24 / AKTUALITET

Emigranti shqiptar, Andon Kumria, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali të enjten më 21 Dhjetor në spitalin Papa Giovanni në Bergamo.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën. Aksidenti ka ndodhur pak para orës 05:30 me orën lokale, ku janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.
Pas aksidentit të ndodhur kanë mbërritur edhe dy autoambulanca, si dhe policia rrugore për të kryer hetimet ligjore.
Kumria kishte disa vite që punonte në një restorant si kuzhinier, në Bergamo, i cili po ashtu edhe jetonte në këtë qytet, raportojnë mediat italiane.
Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur pa masë familjarët e tij dhe punonjësit në restorantin ku ai punonte.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


