Humbi jetën pasi ra nga pallati te “Komuna e Parisit”, miqtë mesazhe prekëse për aktivisten e njohur

24 Qershor 2023, 12:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Humbi jetën pasi ra nga pallati te “Komuna e Parisit”,

Një lajm i trishtë është mësuar mëngjesin e kësaj të shtune, pasi është mësuar se gruaja që humbi jetën pasi u rrëzua nga pallati në zonën e “Komunës së Parisit”, është aktivistja Arbëresha Mushani (Burazeri).

Ajo është një emër i njohur i arsimit dhe edukimit në Shkodër, një eksperte dhe aktiviste e shoqërisë civile e spikatur, u largua nga jeta në mënyrë të beftë vetëm pak ditë para ditëlindjes: me 1 korrik do të festonte 55- vjetorin.

Lajmin e trishtueshëm e kanë dhënë në rrjetet sociale familjarë, miq dhe kolegë të së ndjerës, teksa kanë përcjellë edhe ndjesitë e tyre për këtë humbje të madhe për familjen por edhe përtej.

Arbëresha Mushani ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në arsimimin e shumë brezave, teksa ka qenë e angazhuar në fushën e shoqërisë civile, me shoqata, organizata dhe institucione të shumta vendase e të huaja.

 

Po ndodh...

ide