I biri denoncoi zhdukjen e të atit, i moshuari gjendet i pajetë në një kanal vaditës pranë banesës

20 Qershor 2025, 11:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

I biri denoncoi zhdukjen e të atit, i moshuari gjendet i pajetë

Një 84-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal vaditës pranë banesës së tij në Peqin.

Uniformat blu bëjnë me dije se mëngjesin e djeshëm djali i të moshuarit denoncoi në polici zhdukjen e babait të tij, i cili ishte larguar nga banesa në fshatin Fatishe dhe nuk u kthye më.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 84-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune.

“Më datë 19.06.2025, ka kallëzuar shtetasi I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Fatishe, se mëngjesin e kësaj date, ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi N. D., 84 vjeç, i cili vuan nga skleroza.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 84-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune.

Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur.”–njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

 

Po ndodh...