I dënuar me 15 vite burg, Gjykata e Lartë prish vendimin për Domart Konjarin

7 Nëntor 2025, 11:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dënuar me 15 vite burg, Gjykata e Lartë prish vendimin për

Dosja penale ndaj Domart Konjarit, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, do të rigjykohet sërish në Apelin e Posaçëm, me një trupë të re gjykuese. Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë, një ditë më parë, prishi vendimin e shkallës së dytë, me të cilin Konjari ishte dënuar në mungesë me 15 vite burg.

Më 7 tetor 2021, Konjari ishte shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për disa akuza të rënda, përfshirë:
“Krijim, organizim dhe drejtim të organizatës kriminale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” si dhe “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas SPAK, Konjari dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine drejt Europës, kryesisht në Francë. Po ashtu ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit.

 

Po ndodh...

ide