Abuzimi me 12-vjeçaren në Pogradec, rezultatet e analizave konfirmojnë atësinë e Rushan Selkos

Pas gati dy muajsh kanë dalë rezultatet e autopsisë të kryera në foshnjën 4-muajshe që kishte vajza në bark.
Sipas analizave është konfirmuar se fëmija i përkiste të dyshuarit të arrestuar tashmë nga policia 67-vjeçari Rushan Selko.
Analizat kanë dalë pak ditë më parë dhe i janë bashkëngjitur tashmë fashikullit hetimor të prokurorisë së Korçës, e cila pritet që së shpejti të dorëzojë në gjykatë kërkesën për përfundim hetimesh dhe nisjen e gjykimit ndaj të moshuarit.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik u zbulua në dhjetor të vitit të kaluar, pasi 12-vjeçarja ishte shtatzënë 4-muajshe.
E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67-vjeçari Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128