Sulmi ndaj Top Channel 1 vit më parë/ Tonin Vocaj e pranon: Ja gafa që bëri Policia

28 Mars 2024, 13:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sulmi ndaj Top Channel 1 vit më parë/ Tonin Vocaj e pranon: Ja gafa

Në emisionin Top Story të drejtuar nga Grida Duma mbrëmjen e djeshme u diskutua sulmi me armë ndaj godinës së Top Channel 1 vit më parë.

Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ishte i ftuar në panel për të hedhur më shumë dritë mbi enigmën ende të pazbardhur.

Vocaj gjithashtu tregoi hapur një nga gabimet e policisë në këtë aksion.

“Prokurorët kanë qenë bashkë me ne, janë informuar menjëherë. Për shkak të rëndësisë prezenca e Prokurorisë ka qenë në vendngjarje.

Janë kryer me dhjetëra analiza nga të gjitha sektorët e policisë. Fjala dështim është fjalë e madhe për ta emërtuar këtë aksion. Vijon një grup i dedikuar hetimor për këtë çështje.

Në fillim patëm përparime themelore dhe janë ndjekur një sërë informacionesh të rëndësishme të mbështetura në prova, por deri tani nuk është bërë e mundur që të dokumentohet ligjërisht vepra kriminale.

Duhet një minimum provash për të akuzuar një person, dhe ne këtë nuk e kemi akoma. Kjo çështje nuk është në kompetenën e SPAK, por e Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.

Nuk them që kjo është kryer nga një autor, se ne e kemi gjithë dinamikën e ngjarjes, se kemi sekuestruar 2 armë në makinën e djegur të gjetur në Kavajë. Ne duhet të kemi persona të cilët t`i marrim si persona nën hetim dhe aktualisht nuk i kemi këto, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi asgjë.

Në çdo hetim ka gjëra që duhet t`i kishim bërë më mirë, difekti i policisë së Shtetit në këtë hetim qëndron tek fakti se informacione të caktuara mund të ishin ndjekur më shumë, pikërisht momenti kur makina që kanë përdorur autorët është vjedhur në zonën e Tales. Kjo makinë ka qenë e një personi nga Republika e Kosovës, të cilin ne kemi folur dhe e kemi pyetur,” tha Tonin Vocaj.

 

Po ndodh...