Zbardhet emri i ri i Ambasadores së Shqipërisë në BE

8 Qershor 2026, 22:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Zbardhet emri i ri i Ambasadores së Shqipërisë në BE

Pas vakancës së lënë nga Ferit Hoxha (i cili u rikthye në Tiranë për tu bërë Ministër i Jashtëm), VNA zbulon të përzgjedhurën e tij për tu bërë Ambasadore e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Znj. Albana Dautllari është emri i përzgjedhur për të drejtuar Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë BE-së në Bruksel.

Ajo është një diplomate e karrierës me përvojë të gjatë. Profilizimi i saj në organizatat ndërkombëtare shihet si një lëvizje strategjike në këtë fazë kritike të negociatave për anëtarësim.

Në të njëjtën kohë, Komisioni i jashtëm do të shqyrtojë edhe kandidaturën e Z. Gazmend Barbullushi për postin e Ambasadorit në Mbretërinë e Belgjikës (rezident) dhe Luksemburg (jo rezident).

Barbullushi vjen nga një detyrë po aq e rëndësishme: ai ka shërbyer deri vonë si Ambasador i Shqipërisë në Spanjë. Ai njihet si një nga figurat më stabël të korpusit tonë diplomatik, duke mbuluar më parë edhe detyra si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme.

Riorganizimi i përfaqësimit në Bruksel vjen në një moment kyç për Shqipërinë. Ndërsa Ferit Hoxha la gjurmë të forta në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe më pas në Ministrinë e Jashtme, dërgimi i Dautllarit në BE sugjeron një fokus te "teknicienët" e diplomacisë që njohin korridoret e institucioneve evropiane.

Seanca dëgjimore në Komision është hapi formal përpara dekretimit nga Presidenti i Republikës.

Po ndodh...