PS feston 35-vjetorin, kryeministri Rama pritet me protesta në Shkodër! Qytetarët i kërkojne dorëheqjen!

8 Qershor 2026, 18:25 / POLITIKË ALFA PRESS

PS feston 35-vjetorin, kryeministri Rama pritet me protesta në

Ndërsa pritej të festohej 35-vjetori i partisë Socialiste, në turin e shpallur në çdo qark, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Shkodër (8 qershor), teksa do të marrë pjesë në eventin e organizuar.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur poshtë Kalasë Rozafa duke protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës, kundër ndërtimit të resortit në Rrjoll.

Ndërsa makinat e eskortës kalonin me sirena dhe Policia ishte vendosur në kordon, dhjetëra qytetarë me flamuj, thirrje e pankarta janë rreshtuar anash rrugës.

Në vendin ku po zhvillohet protesta ndodhen të pranishme dhjetëra forca politike, në afërsi të kalasë Rozafa.

Po ndodh...