Bujar Vreto: Besëlidhja për Republikën e Qytetarëve, Drejtësia, Themeli i Shqipërisë së Re.

Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për një ndryshim politik. Ajo ka nevojë për një Besëlidhje të madhe mes rinisë, intelektualëve dhe qytetarëve të lirë, një aleancë morale që vendos ligjin mbi privilegjin, meritën mbi klientelizmin dhe interesin kombëtar mbi interesin e klaneve.
Republika e Qytetarëve është vizioni i një shteti ku pushteti i shërben ligjit dhe jo anasjelltas, ku qytetari respektohet dhe ku pasuria publike nuk trajtohet më si pronë private e një pakice.
Ne nuk kërkojmë pushtet për vete.
Ne kërkojmë shtet për të gjithë.
Kjo Besëlidhje ngrihet mbi shtatë shtylla:
* Meritokracinë.
* Shtetin e së drejtës.
* Ekonominë e lirë.
* Pronën private të garantuar.
* Familjen si bazë të shoqërisë.
* Transparencën dhe përgjegjësinë publike.
* Demokracinë e brendshme dhe pjesëmarrjen qytetare.
Por asnjë Republikë e Qytetarëve nuk mund të ndërtohet pa drejtësi.
Prandaj kjo protestë është edhe një mbështetje e qartë dhe e vendosur për çdo institucion që heton korrupsionin dhe krimin ekonomik, pa dallim partie, posti apo emri. Drejtësia duhet të jetë e lirë nga presionet politike dhe të ketë vetëm një aleat: ligjin.
Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa u përballur me plagët e tridhjetë e gjashtë viteve të tranzicionit.
Ata që kanë grabitur pronat, kanë shkatërruar ekonominë, kanë shpërdoruar taksat, kanë privatizuar shtetin dhe kanë varfëruar qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Askush nuk duhet të gëzojë imunitet moral apo politik përballë drejtësisë.
Kauza jonë është e qartë:
* Kthimi i pronës tek pronari i ligjshëm.
* Dëmshpërblimi moral dhe ekonomik i të përndjekurve politikë.
* Rehabilitimi i shtresave të margjinalizuara.
* Arsim cilësor dhe i barabartë për të gjithë.
* Shëndetësi dinjitoze.
* Ekonomi të lirë që krijon mirëqenie dhe punësim.
* Luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Besëlidhja jonë nuk është kundër individëve, por kundër pandëshkueshmërisë.
Nuk është kundër politikës, por kundër hipokrizisë që ka mbijetuar duke grabitur qytetarët.
Nuk është një thirrje për hakmarrje, por një kërkesë për drejtësi, përgjegjësi dhe barazi para ligjit.
Sepse një komb nuk rilind kur ndërrohen vetëm qeveritë.
Një komb rilind kur askush nuk është më mbi ligjin, kur prona respektohet, kur qytetari ndihet i mbrojtur dhe kur drejtësia nuk pyet për ngjyrë politike.
Le të bëhet kjo protestë Besëlidhja e madhe e rinisë, intelektualëve dhe qytetarëve të lirë.
Le të jetë zëri i atyre që besojnë se Shqipëria mund të ndërtohet mbi vlera dhe jo mbi klane.
Le të jetë fillimi i fundit të Republikës së privilegjeve dhe lindja e Republikës së Qytetarëve.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128