Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, flet shoku i viktimës: Njeri i vetëm, jetonte veç me nënën

8 Qershor 2026, 17:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, flet shoku i viktimës: Njeri

Një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Paskuqanit pak para mesditës, ku një 27-vjeçar, i cili po ecte në këmbë në rrugicë bashkë me shokët e tij, kur ra pre e sulmit me armë nga një 39-vjeçar, i cili qëlloi nga një makinë në lëvizje.

I riu u identifikua si Ardian Baloshi, mori disa plumba kallashnikovi dhe u përcoll në spital nga shokët e tij, ku mbërriti pa shenja jete.

“Rob i vetëm. Jetonte me nënën, veç nënën, as motër, as vëlla, as baba. Mori plumb në kokë ai, nuk shpëtonte më”, dëshmoi një nga shokët e viktimës për Top Channel.

Ndërsa autori, Sadik Llanaj, pas ngjarjes u largua me makinë në drejtim të paditur. Për arrestimin e tij, duke qenë se lëviz i armatosur, policia angazhoi forcat RENEA.

Autori së bashku me viktimën banonin në të njëjtën lagje dhe shpesh shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Miqtë e përbashkët u shprehën të habitur mbi këtë ngjarje pasi nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre.

Po ndodh...