I rrahu motrën, 41-vjeçari në Tiranë plagos kunatin, përfundojnë të dy në pranga

Një konflikt familjar ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit në Tiranë, duke çuar në plagosjen e një personi dhe arrestimin e dy të tjerëve.
Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë vënë në pranga shtetasin M. T., 41 vjeç, dhe kunatin e tij G. M., 54 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pasi G. M. dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është motra e autorit të dyshuar. Në kulmin e debatit, 41-vjeçari M. T. ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur kunatin e tij.
Të dy personat u arrestuan menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që arma e përdorur është sekuestruar si provë materiale. Policia vijon punën për kapjen e shtetasit N. S., nip i 41-vjeçarit, i cili ishte prezent në momentin e incidentit dhe u largua nga vendngjarja.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


