I vuri flakën dy automjeteve në Shkodër, arrestohet 19-vjeçari

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar si autor të zjarrvënies në dy automjete në lagjen “Iliria” të Shkodrës.
Në pranga ka rënë Klavdo Macaj, ndërsa u procedua penalisht një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e datës 9 Dhjetor, ndërsa dy automjetet rezultojnë në pronësi të shtetasve me iniciale Z. K. dhe A. D..
Njoftimi
Në kuadër të operacionit u vu në pranga Klavdo Macaj, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve.
Gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Shkodër/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces”
Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen “Iliria”.
Identifikohet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.
Gjenden në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.
Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D., ndodhur mëngjesin e datës 09.12.2025, në lagjen “Iliria”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Traces”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.
Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
