ILD, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkodrës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në kuadër të bashkëpunimit të institucionit me fakultetet e drejtësisë të Universiteteve Publike të vendit.
Në mjediset e Rektoratit, Metani u mikprit dhe zhvilloi një takim informues me rektoren e Universitetit të Shkodrës, Rajmonda Këçira, dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Gaspër Kokaj dhe dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Irma Baraku.
Biseda u pasua nga nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Gasper Kokaj.
Memorandumi parashikon mes të tjerash mundësinë̈ e realizimit të praktikës për studentët e Departamentit të së Drejtës, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, krahas organizimit të aktiviteteve të përbashkëta me fokus edukimin ligjor e profesional në fushën e drejtësisë.
Metani vërejti se Zyra e ILD-së ka gjithë vëmendjen për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen profesionale për brezin e ri të profesionistëve të drejtësisë, si një kontribut konkret për demokratizimin e shoqërisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.
“Unë mendoj thellësisht që reforma në drejtësi nuk mund të ketë sukses në qoftë se nuk është kontributi i të gjithë shoqërisë dhe të gjithë aktorëve që marrin pjesë në drejtimin shoqëror, ekonomik, social, por edhe të drejtësisë në Shqipëri, siç është edhe Fakulteti i Drejtësisë së Shkodrës, pjesë e profesionistëve të ardhshëm të sistemit në Shqipëri.
Kështu që e kemi menduar me shumë dëshirë këtë iniciativë dhe shpresoj shumë që ta realizojmë sa më shpejt, edhe me kontributet për intership-et e studentëve, por edhe nëpërmjet kontributeve që trupa mësimdhënëse e Fakultetit të Drejtësisë së Shkodrës, mund t’i japë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, tha Metani.
Dekani Gaspër Kokaj shprehu vlerësimin për zyrtarizimin e bashkëpunimit me ILD-në.
“Më vjen mirë që një Institucion kaq i rëndësishëm në shtetin shqiptar, mbi të gjitha në pjesën e drejtësisë në kuadër të reformës, merr iniciativën dhe na fton për të bërë një marrëveshje të tillë, sepse zakonisht ne Universitetet e rretheve jemi të ftohtë dhe më pak të vëmendshëm, për këtë arsye merr më shumë vlerë kjo marrëveshje shumë e mirëpritur prej nesh”, tha Kokaj.
Më pas, Metani zhvilloi një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Drejtësisë mbi rolin e ILD-së në arkitekturën e re të sistemit të Drejtësisë, duke iu përgjigjur interesit të auditorit mbi aspekte të punës, të hetimit e procedimit disiplinor, mbi etikën e magjistratëve, por edhe mënyrën sesi të rinjtë e shohin sistemin e drejtësisë dhe funksionimin e tij.
-
I riu shqiptar arratiset nga paraburgimi në Gjermani
4 Prill, 17:53 -
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



