Itali/ Shqiptari me precedentë penalë kapet duke shitur drogë në rrugë! I gjenden rreth 200 gramë kokainë dhe 1500 euro cash

Karabinierët e stacionit Perugia-Fortebraccio në Itali, njoftuan sot (11 Tetor) se arrestuan një burrë me origjinë shqiptare, 35 vjeç, i njohur tashmë për policinë për precedentët penalë të mëparshëm, për ndalim për trafikim të lëndëve narkotike.
Arrestimi ndodhi pas kontrollit gjatë të cilit të dyshuarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u gjetën disa doza kokainë të gatshme për trafikim. Aksioni u bë në rajonin e Umbrias
Më pas, operacioni ka çuar në kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur edhe 180 gramë kokainë, si dhe material për paketimin e lëndës dhe një shumë prej 1500 eurosh cash, që mesa duket ishin të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, shkruan “Umbriacronaca”.
Më pas arrestimi u vërtetua nga Autoriteti Gjyqësor, i cili urdhëroi masën e sigurisë arrest me burg.
-
-
Dy persona kërcënojnë me armë djalin e Xhemal Bushatit
11 Tetor, 16:09
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


