Ja çfarë u gjet brenda makinës së shkrumbuar të autorëve të masakrës së Don Boskos

Një automjet tip "BMW X5" është gjetur i djegur dhe mendohet se është mjeti që përdorën autorët në atentatin e ndodhur një natë më parë në Don Bosko. Makina është gjetur e shkrumbuar në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Brenda saj janë gjetur dy kallashnikovë. Makina i është dorëzuar kriminalistikës në mënyrë që të hetohet për gjetjen e gjurmëve të mundshme.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



