Kërkojnë ndërtimin e një terminali, shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në ambientet e Këshillit Bashkiak

23 Dhjetor 2025, 11:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kërkojnë ndërtimin e një terminali, shoferët e

Me tensione është shoqëruar mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës.

Gjatë mbledhjes, shoferët e autobusëve të linjave urbane kanë kërkuar që të hyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por nuk janë lejuar nga efektivët.

Ata kërkojnë takim me kryetaren e bashkisë për problemin që kanë ngritur dje, konkurrenca e paligjshme.

Përveç konkurrencës nga furgonat e palicencuar, një kërkesë tjetër është moslargimi nga vendi ku ata qëndronin përherë.

Sipas tyre, stacioni do të jetë tashmë në afërsi të institucionit të paraburgimit, gjë që bën që udhëtarët të mos vijnë dot për shkak të largësisë.

 

Po ndodh...

ide