"Nuk duhet ngritur pritshmëria në qiell dhe të shfryhesh si tullumbac", Murrizi i zhgënjyer nga protesta dje: I vetmi që u largua ishte Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga zërat më kritikë ndaj lidershipit të kësaj force politike, Myslim Murrizi, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij lidhur me tubimin e organizuar një ditë më parë nga ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Në një dalje për mediat, Murrizi vlerësoi se ajo që u paraqit si protestë nuk e përmbushi aspak këtë funksion, duke u shndërruar thjesht në një aktivitet politik të orkestruar. Sipas tij, tubimi duhej të kishte zgjatur më shumë dhe të kishte më i ashpër, në përputhje me pritshmëritë dhe deklaratat që ishin bërë më herët edhe brenda strukturave të partisë.
Ai theksoi se në Këshillin Kombëtar ishte kërkuar qartë një përshkallëzim i qëndrimit dhe kthimi i aktivitetit në një protestë reale, por kjo linjë nuk u ndoq. Murrizi nënvizoi se sa kohë një aktivitet zhvillohet me regji, podium dhe fjalime të paracaktuara, ai mbetet një tubim dhe jo një protestë qytetare.
“Të jem i sinqertë. Unë atë të djeshmen nuk e pashë protestë, ishte tubim politik, Duhet të zgjaste më shumë dhe duhet të ishte më i ashpër. Në Këshill Kombëtar u kërkua, unë nuk fola, kërkuan një ashpërsim kthimin e tubimit në protestë. Nuk e realizoi këtë qëndrim. Sa kohë bëhet me regji dhe flasin njerëz është tubi.
Nuk duhet ngritur pritshmëria në qiell dhe të shfryhesh si tullumbac. Ky është një gabim i Sali Berishës dhe ata që rrethojnë Berishën. Dy orë para, do ta rrëzojmë, do ta shkulim dhe vjen aty dy orë, flasin disa njerëz, të cilët nuk kanë një staturë, nuk ngjit dhe nuk duhet të flisnin. Nëse do të fliste një fjalë motivuese dhe të fliste vetëm Berisha. Kërkojnë dhe të imitojnë edhe Berishën, ai s’ka nevojë për fotokopje pa ngjyra, është vetë aty”, tha Murrizi në Top News.
I Pyetur lidhur me skenarin që ai do të ndiqte nëse do të ishte kryetari i Partisë Demokratike, Murrizi theksoi se do të kishte një qasje krejt tjetër dhe do ta kishte kthyer tubimin në një protestë të vërtetë, pa podium dhe fjalime.
“Nuk do të flisja dhe nuk do të kishte podium. Do të thërrisja qytetarët në protestë, do tentoja duke ju lutur miqësisht për të bërë sot një vazhdimësi tjetër të atyre, për aq sa mundem”, tha Murrizi.
Me shumë pritshmëri të larta u mblodhën një ditë më parë demokratët në Bulevard. Ashtu sikurse dhe para tubimit, por dhe pasditen e djeshme ata deklaruan se kryeministri Edi Rama do të largohej menjëherë nga qeveria.
Por, në fund i vetmi që u largua nga demokratët ishte Ervin Salianji. Pak pas përfundimit të protestës, ish-deputeti i cili mori pjesë në protestë u hoq nga Flamur Noka nga grupi i demokratëve në “Whats App”. Pasi deklaroi se askush nuk mund ta përjashtonte nga partia, Noka i tregoi se ai “mundet”.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
