Kërkonte ndihmë pasi ishte duke u mbytur, shpëtohet pushuesi në plazhin e Semanit

Një 75-vjeçar është shpëtuar nga forcat e policisë kufitare në plazhin e Semanit, pasi u konstatua se ky shtetas po kërkonte ndihmë rreth 200 metra larg bregut të detit.
Pas dhënies së ndihmës së parë, pushuesi është shoqëruar me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Fier/Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Hoxharë shpëtojnë nga mbytja pushuesin në plazhin e Semanit.
Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.
Menjëherë shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.
Shtetasi K. K., u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjeksore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
