Kishin 3 ditë pa ngrënë dhe 1 muaj pa shkuar në shkollë, tre fëmijët e braktisur merren në mbrojtje nga Shërbimi Social në Durrës!

11 Janar 2026, 21:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kishin 3 ditë pa ngrënë dhe 1 muaj pa shkuar në

Tre fëmijë të mitur në Durrës janë marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social, pas denoncimit se ish-nusja e djalit të nënës së tyre i kishte lënë vetëm në pallat.

Sipas policisë, ngjarja u raportua nga një shtetase që kërkoi ndihmë, dhe falë bashkëpunimit mes efektivëve të Policisë dhe Zyrës së Mbrojtjes së Fëmijëve, tre fëmijët u dërguan fillimisht në spital për kontrolle mjekësore, ndërsa më pas u vendosën nën kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve në Durrës.

Ndaj ish-nuses është nisur procedim penal për “Keqtrajtim të të miturve”, ndërsa rasti është dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti i publikuar dhe në rrjete sociale.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...