Koncesioni i sterilizimit/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

28 Mars 2024, 10:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Koncesioni i sterilizimit/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur paraditen e sotëm në SPAK.

Bëhet me dije se ish-ministri ndodhet në SPAK në  lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Ndërkohë kujtojmë se sipas SPAK, Beqaj ka kryer shkelje në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Rrapaj është i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit.

Prokurorët e SPAK nisën hetimin e koncesionit të sterilizimit që në korrik 2022. Koncesioni në fjalë është një prej katër projekteve të PPP në mbështetje buxhetore në shëndetësi, gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama.

 

Po ndodh...

ide