Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Administratives, Bezart Kaçkini

11 Mars 2024, 13:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Administratives, Bezart

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi këtë të hënë vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Bezart Kaçkini. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Suela Zhegun.

Gjatë seancës dëgjimore më 8 mars, Kaçkini parashtroi shpjegime më së shumti për burimet e një huaje të marrë për pagesën e çmimit të apartamentit që zotëron. Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe dha shpjegime edhe për disa gjetje në kriterin profesional.

Bezart Kaçkini përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitet 2010-2013, Kaçkini e ushtroi profesionin në Gjykatën e Shkodrës dhe prej vitit 2013 punon si gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

 

Po ndodh...