Po lëvizte me biçikletë, përplaset nga një makinë babai i ministres Adea Pirdeni. 87-vjeçari në gjendje kritike

14 Maj 2026, 20:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Po lëvizte me biçikletë, përplaset nga një

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Burime bëjmë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bardhyl”, ku Luan Pirdeni, 87 vjeç është përplasur nga një automjet teksa lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, Luan Pirdeni është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin e mjekëve.

Po ndodh...

ide