Konflikt mes shtetasve turq në Sauk, një i plagosur me armë zjarri! Si paraqitet gjendja shëndetësore
9 Mars 2026, 22:10 / AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në zonën e Sauk, Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas turk, 39-vjeç.
Vizion Plus mëson se i plagosuri është dërguar në një spital privat në Tiranë me plagë në shpatull.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël, jashtë rrezikut për jetën. Ai është qëlluar po nga një shtetas tjetër turk, gjatë një konflikti.
“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.
39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128