Kontrabandë bizhuterish dhe pastrim parash, GJKKO merr vendimet për grupin e akuzuar: Dënohen 8 persona, fiton pafajësinë një prej tyre

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, ka shpallur vendimin për grupin e akuzuar për kontrabandë mallrash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
Të dyshuarit, mes të cilëve edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, akuzohen se kanë sjellë në Shqipëri bizhuteri luksoze të dyshuara si të vjedhura në Francë dhe i kanë shitur në tregun vendas, përmes një argjendarie në Tiranë dhe faqeve online.
Vendimet e Gjykatës:
Agustin Mesuli – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Altin Doda – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Sokol Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj
Elda Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj
Florian Baku – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Egi Idrizaj – 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj (pezullim për shkak të fëmijës)
Bora Idrizaj – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove
Vangjush Kashari – Pafajësi
Tomor Baruti – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove
Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet se transportonte sende me vlerë nga Franca drejt Shqipërisë, ku ato shiteshin ilegalisht. Vendimi i GJKKO-së vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor mbi këtë skemë të trafikimit të mallrave të vjedhura.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
