Lëvizte me mjet të blinduar pa autorizim, bllokohet “Audi” në Shkodër, gjobitet shoferi

17 Mars 2024, 17:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lëvizte me mjet të blinduar pa autorizim, bllokohet “Audi”
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

 

Po ndodh...