Mandati i Aida Hajnajt te BKH dhe zgjedhja e drejtuesit të ri, mblidhet më 1 shtator KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më 1 shtator për të diskutuar mbi mbarimin e mandatit të drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT.
SPAK bëri publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Kujtojmë se 13 kandidatë gjithsej kanë kaluar: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Ata do të vazhdojnë konkurrimin për fazat e tjera të procesit.
Sakaq janë skualifikuar: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
