Masakra në Shkodër, Bregu: Policia nuk ka pasur guxim të shkojë te shtëpia e Liçëve

Gazetari Sokol Bregu, foli për ngjarjen e rëndë në Shkodër ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos rëndë një i katërt.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bregu komentoi disa dyshime se shërbimi informativ i ka dhënë informacion SPAK për personat e përfshirë në ngjarje, por nuk është vepruar për arrestimin e tyre.
“Viktimat mund t’i arrestoje çdo ditë në Shkodër, të gjithë e dinin se ishin të armatosur. Edhe sot që flasim, kemi dyshime për personin e tretë në automjet. Policia sot nuk ka guxim të shkojë te shtëpia e Liçëve për të bërë një kontroll. Nuk ka. Fakti që të gjithë e dinë se shëtisin të armatosur dhe nuk i kanë ndaluar ndonjëherë, qoftë edhe te Bajrët. Në të dyja rastet.
Informacionet e SHISH nuk janë marrë parasysh në disa raste. Që ka një krizë që SPAK nuk referon të dhënat e SHISH… Me sa duket nuk shkon mirë Dumani me këtë Vlorën, nuk i di arsyet. Ajo që dua të them, është se në rastin konkret nuk ka qenë e vështirë të kesh informacion. Por, ka një gjë, a ishin në përgjim, njeriu që ishte tentuar të vritej? Nuk shkrepi pistoleta. Dhe ku? Në mes të Shkodrës në pedonale“, tha Bregu.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


