Mbeturinat pushtojnë Liqenin e Fierzës/ Banorët: Situata alarmante, na kanë ngordhur bagëtitë nga ndotja!

Liqeni i Fierzës është kthyer në një grumbullim masiv mbeturinash që mbulojnë sipërfaqen dhe brigjet e tij, duke krijuar një situatë shqetësuese te banorët e zonës.
Agim Cengu, banor i zonës, thotë se ndotja e liqenit është një fenomen i vazhdueshëm ndër vite. Sipas tij, këtë vit ndotja është më e madhe për shkak të reshjeve intensive gjatë dy muajve të parë të vitit, të cilat kanë sjellë prurje të shumta mbetjesh drejt liqenit. Ai thekson se, megjithëse pastrimi kryhet, mbeturinat vijojnë të grumbullohen çdo ditë.
“Sa pastrohen sot, nesër vijnë përsëri. Është një cikël që nuk po ndalet”, shprehet Cengu për News 24.
Fenomeni i ndotjes, sipas tij, është prezent që prej ndërtimit të HEC-it të Fierzës pas vitit 1978, kur liqeni nisi të shërbejë si rezervuar i madh ujor. Cengu e cilëson situatën si një katastrofë ekologjike, duke theksuar se mes mbeturinave gjenden edhe ilaçe farmaceutike dhe ushqime për bagëti të hedhura në mënyrë të pakontrolluar.
“Këtu nuk janë vetëm plastika. Ka edhe ilaçe, ushqime për bagëtitë, mbetje të tjera që janë të rrezikshme.”
Mbeturinat në brigjet e liqenit janë kthyer në shqetësim serioz edhe për banorët e fshatrave përreth, ku shumë familje kullosin bagëtitë pranë ujit. Vetë Agimi tregon se një nga lopët e tij ka ngordhur pasi kishte konsumuar mbetje të hedhura në breg.
“Na ka ngordhur një lopë nga mbeturinat. Është dëm i madh për ne”, tregon ai.
Banorët kërkojnë zgjidhje më të qëndrueshme dhe bashkëpunim ndërkufitar për të frenuar ndotjen që, sipas tyre, po e shndërron Liqenin e Fierzës nga një pasuri natyrore në një vatër të rrezikshme ndotjeje.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128