Mbi 21 milionë lekë dëm ekonomik/ Prokuroria kërkon burg për dy punonjës të UKT, “shpëtojnë” dy të tjerët

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, të cilët akuzohen për vjedhje.
Nga ana tjetër, për dy punonjësit e tjerë është kërkuar vendosja e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Punonjësit akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën totale 21,679,805 lekë, pasi shtetasi S.Zh, i cili kishe për detyrë përpilimin e listave të pagave për punonjësit, ka dubluar disa nga emrat.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Bazuar në materialin e kallëzuar nga Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi procedimin penal nr. 5652, datë 13.09.2023, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135 – 25 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve S.Zh., R.L., E.L. dhe A.Xh.
Hetimi filloi pasi nga auditi i kryer nga zyra ekonomike e shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime Tiranë” sh.a Tiranë, u konstatua se shtetasi S.Zh, i punësuar pranë kësaj shoqërie me detyrën e specialistit në Sektorin e Tatim Taksave në Drejtorinë Ekonomike të kësaj shoqërie, i ngarkuar me detyrën e përpilimit dhe dërgimin në Bankë të listëpagesave për pagat e punonjësve të kësaj shoqërie, ka dubluar emrat e shtetasve S.Zh, R.L, E.L dhe A.Xh, të cilët ishin punonjës të kësaj shoqërie për periudhën Prill 2018- Korrik 2023 duke shkaktuar dëm në vlerën totale 21,679,805 lekë.
Bazuar në kërkesën e organit të akuzës me vendimin Nr. 3026, datë 23.12.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale, për shtetasit S.Zh dhe E.L, ndërsa për shtetasen: R.L dhe shtetasin A.Xh, caktimi i masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
Për sa sipër, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë.
-
-
-
10 punë me pagesë të lartë që nuk kerkojnë diplomë
27 Dhjetor, 13:13 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




