Mblidhja për të riparë vendimin unifikues për paraburgimet, zbardhen debatet në Kolegjet e Bashkuara

9 Prill 2026, 12:20 / AKTUALITET ALFA PRESS
Mblidhja për të riparë vendimin unifikues për paraburgimet,

Kolegjet e Bashkuara u thirrën sot nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për të riparë vendimin unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj.

Seanca nisi në orën 09:30 dhe të pranishëm janë 16 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.

Pas dy orëve diskutim mbledhja vijoi me dyer të mbyllura. 

Vendimi unifikues i vitit 2011 ka shërbyer për më shumë se një dekadë në caktimin e masës së sigurisë së “arrestit në burg”. Ndërsa vendimi i ndërmjetëm i cili po diskutohet kërkon interpretim të ri të neneve 228 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), duke analizuar konkretisht tre pyetje që kanë të bëjnë me përcaktimin e rrezikshmërisë, kur duhet të merren parasysh masat alternative dhe si duhet të vlerësohet rreziku i prishjes së provave.

Zv/ prokurori i përgjithshem Arqile Koçi tha se ishte deri diku dakord për standartizim por Gjykata e Lartë duhet bërë kujdes.    

Prokurori Arqile Koça (Përfaqësues i prokurorisë së Përgjithshme: Barra për caktimin e masës arrest në burg i takon prokurorit. Nuk mund të varet vetëm mbi provat për sjelljen e të pandehurit. Vlerësohen nga gjykata në harmoni me provat e tjera.

Jo më kot në pjesën time të parë bëra analizë në të cilën duhet ta mbështesim vendimin tonë. KEDNJ dhe praktika në zbatim të saj është mbi Kodin e Procedurës Penale.

Gjyqtari Sokol Binaj: Të sqarojmë Kodin tonë njëherë pastaj Kodin e GjEDNJ-sw

Arqile Koça: Ka përcaktuar se për të vendosur arrest në burg s’mund të niset thjesht e vetëm nga masa e dënimit. Këtë ka thënë KEDNJ dhe praktika gjyqësore e GJL-së. Nuk mund të nxirret rrezikshmëria e veçantë e veprës penale dhe e autorit thjesht e vetëm nga marzhi i dënimit për veprën penale që akuzohet.

Gjyqtari Enton Dhimitri: Pyetjet e shtruara për njësim nga KB në raport me vendimin unifinues të 2011, thatë se nuk vijnë natyrshëm, pyetja vjen natyrshëm, pse duhet ta ndryshojmë. Nëse janë reflektuar ndryshimet, pse kemi nevojë për ndryshim? Nëse pranojmë parimin se barra e provës i takon prokurorit, për masën, ka detyrim prokurori për përshtatshmërinë, pse duhet ta ketë edhe gjykata këtë objekt? Mos do kemi përmbysje të barrës së provës nga prokurori i kalon gjykatës?

Prokurori Arqile Koça: Ka një kuptim të ndryshëm të paktën me atë që çfarë quhet praktika e Gjykatws sw Lartë. Mendoj se duhet të jetë ky debat, nëse janë vendimet njësuese apo më shumë se kaq. Edhe pse quhet njësues, sa unifikuese e njësuese janë paragrafët përkatës. Disa kanë pikëpamje se praktikë gjyqësore është edhe nëse Gjykata e Lartw e mban për një çështje të caktuar qëndrimim njëjtë dhe vazhdueshëm. Marrim parasysh qëllimet e asaj që duhet të arrijmë. Mendoj se janë pozitive por s’duhet të pengojnë arritjen e objektivave në përmirësimin e legjislacionit. Sistemi penal nis nga opgj, prokurori, gjykata. Gjykata nuk arrin në konkluzione e vetme, e bën prokurori, nëse prokurori e bind e bind, nëse jo veprohet ndryshe në bindjen tjetër. Kemi frikë mos kalojmë në problemin tjetër të cënimit të interesit publik. Unë përfaqësoj interesin publik, dhe kërkoj të jemi të kujdesshëm. Ok të dali jashtë, po si do sigurohemi që do vijë në seancë gjyqësore, tej shqetësimit tuaj që mund të jetë i drejtë, unë ngrej shqetësimin e prokurorisë.

Arqile Koça: Duhet të kemi parasysh, vendimi gjyqësor është ndaj një personi dhe është produkt i mbledhjes së provës dhe fakteve jo vetëm juridik i prokurorit e gjykatës, por edhe social etj. Kam frikë se nëse do jetë kategorike do jetë shumë problematike.

Gjyqtare Arbena Ahmetaj: Kjo listë duhet të lidhet edhe me personalitetin e personit nën hetim? Ju mendoni se barra e provës mund të ushtrohet vetëm në zbatim të vendimit të shkallës së parë apo edhe në hallka të tjera?

Arqile Koça: Nuk mund të nisemi thjesht e vetëm nga madhësia e veprës së kryer, por edhe tek elementë të tjerë. Kontributi në veprën penale është parësor apo dytësor, çfarë roli ka personi në vepër. Gjykatat në funksion të tagrave të secilës shkallë ka të drejtën dhe detyrimin të verifikojë as sa mund të verifikojë.

Masa e arrestit në burg merret pas një debati gjyqësor. Verifikimi bëhet në seancë me debat ku palët debatojnë nëse kjo masë duhet të qëndrojë apo jo. Çdo dy muaj gjykata sështë e kufizuar. Gjykata duhet të arsyetojë më gjerësisht. Standarti i strasburgut i thotë prokurorit “ore çfarë ke bërë këto 3 muaj, pse duhet ta zgjasë hetimin”? Pra gjykata mendoj se duhet të jetë më kërkuese. Parimi është se vetëm pavlefshmëritë e pariparueshme duhet të kthehen për rigjykim, të riparueshmet vlerësohen dhe rregullohen në të njëjtin gjykim.

Po ndodh...

ide