"E para, a është mirë me shëndet? E dyta, a e di ajo që është ministre?", Korreshi tallet keq me Evis Salën

9 Prill 2026, 11:49 / POLITIKË ALFA PRESS

"E para, a është mirë me shëndet? E dyta, a e di ajo

Me nota të forta ironie, deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi iu adresua ministres së Shëndetësisë, Evis Salës, për mungesën e saj në interpelancat e kërkuara.

Ai tha se nëse është e nevojshme ta kërkojnë, ndërsa pacientët në spitale përballen me peripeci të ndryshme dhe askush s’mban përgjegjësi. Në fund, deputeti kërkoi me ironi që të paktën ta njoftojnë që rroga ka kaluar.

“A është mirë ajo se duhet pyetur nga shëndeti se mirë interpelancat tona s’i keni futur në tenxhere për t’u zier? E di ajo që është ministre apo s’e di se nuk braktiset Kuvendi kështu?

Nuk pret sëmundja siç thotë ministrja, në fund të vitit, brenda këtij viti, nuk pret. Nëse s’e dini ku është, ta kërkojmë rrugëve të Tiranës. Ilaçet s’e dinte, çfarë pune bën kjo? Se për të marrë urgjencën, i bie 127 lidhem me Tiranën dhe ai kismet kur të lidhet me Lushnjen.

Nuk doja ta provoja te robtë e shtëpisë, por thojini ministres se ç’ndodh në spitalet shqiptare se nuk e ka idenë çfarë kalojnë pacientët. A e dini që s’ka as pambuk në Lushnje, as dorashka?

Të vijë e ta shohë ç’ndodh! Kush mban përgjegjësi? Zhvendoset spitali e s’del leja e ndërtimit? Pse duhet t’i trajtojmë njerëzit si stallë derrash? Njoftojeni të paktën për rrogën që ka kaluar”, tha Korreshi.

 

Po ndodh...

ide