E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

Me afrimin e festës së Pashkës, një nga traditat më të rëndësishme që ruhet në familjet shqiptare është lyerja e vezëve të kuqe, një ritual me simbolikë të thellë fetare dhe kulturore.
Sipas traditës, vezët lyhen në dy momente kryesore. Në të “Enjten e Madhe”, familjet ngjyrosin një pjesë të vezëve, duke i dedikuar nga një për çdo anëtar të familjes, për persona të afërt, si dhe një vezë për shtëpinë, e cila ruhet për një vit të plotë deri në Pashkën tjetër. Ndërsa në të “Shtunën e Madhe”, lyhen sërish vezë, këtë herë në sasi më të madhe për konsum familjar dhe për t’u dhuruar.
Vezët lahen mirë dhe zihen në zjarr të ngadaltë që të mos dëmtohen. Ndërkohë përgatitet përzierja me ujë të vakët, uthull dhe bojë ushqimore. Vezët e ziera vendosen në këtë tretësirë për disa minuta derisa të marrin ngjyrën e kuqe karakteristike. Në fund, ato lyhen lehtë me vaj për t’u dhënë shkëlqim.
Por përtej aspektit praktik, kjo traditë mbart një kuptim të thellë simbolik. Veza përfaqëson jetën dhe ringjalljen, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon flijimin e Krishtit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen. Lëvozhga e vezës shihet si simbol i varrit të Krishtit, i cili u hap për të dhënë jetë.
Njëkohësisht, në traditën kishtare ruhet edhe një gojëdhënë e njohur për Maria Magdalena. Sipas saj, pas ringjalljes së Krishtit, ajo shkoi te Ponc Pilati për t’i treguar lajmin, duke i dhuruar një shportë me vezë të bardha. Ai dyshoi në ngjarje dhe tha se aq sa mund të bëhen të kuqe vezët, aq mund të jetë ringjallur Krishti. Në atë moment, sipas gojëdhënës, vezët u kthyen menjëherë në të kuqe.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
