Kaosi nis para sezonit, Lezha bllokohet nga trafiku

30 Maj 2026, 13:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kaosi nis para sezonit, Lezha bllokohet nga trafiku

Edhe pse sezoni turistik veror nuk ka nisur ende zyrtarisht, Lezha po përballet me një situatë shqetësuese të trafikut të rënduar në hyrje dhe dalje të qytetit.

Ka pasur radhë të gjata automjetesh që shtrihen për disa kilometra, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët.

Një nga faktorët kryesorë që po ndikon në krijimin e kësaj situate është mungesa e akseve alternative rrugore, duke bërë që i gjithë fluksi i qarkullimit të përqendrohet në të njëjtat segmente rrugore.

Me afrimin e muajve të verës dhe shtimin e numrit të turistëve që frekuentojnë bregdetin e Shëngjinit dhe zonat përreth, frika është se trafiku mund të arrijë nivele edhe më problematike.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje dhe masa konkrete për menaxhimin e qarkullimit, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet gjatë kulmit të sezonit turistik.

Po ndodh...

ide