QSUT përballë fakteve/ Infermierë më shumë, por pacientët ende në pritje?

30 Maj 2026, 13:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

QSUT përballë fakteve/ Infermierë më shumë, por

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar ndaj pretendimeve për mungesë personeli në shërbimet mjekësore, duke sqaruar se gjatë këtij viti është miratuar zgjerimi i strukturës së personelit në Spitalin Onkologjik.

Reagimi vjen rreth një muaj pasi gazetari Osman Stafa ngriti shqetësime për situatën në QSUT, duke deklaruar se urgjenca shpeshherë përballet me mbingarkesë dhe mungesë kapacitetesh.

Në QSUT, shpesh kolapsohet urgjenca. Të sëmurët rrinë me orë të tëra pa shërbim, se s’ka vende. S’ka shtretër mjaftueshëm në urgjencë. S’ka shtretër mjaftueshëm nëpër pavione, për t’u shtruar pacientët. A i ka bërë verifikimet Ministrja e Shëndetësisë?”, deklaronte Stafa. Mirëpo ky është dhe një konstatim i vetë pacientëve të cilët jo pak herë e kanë denoncuar këtë gjendje.

Në përgjigje të pretendimeve për mungesë stafi, QSUT bën me dije se me vendimin e Bordit Drejtues të datës 4 mars 2026 është miratuar shtimi i personelit në Spitalin Onkologjik.

Sipas institucionit, janë shtuar 23 infermierë në Shërbimin e Onkologjisë, duke e çuar numrin e tyre nga 48 në 71. Gjithashtu janë shtuar 4 teknikë imazherie dhe 2 fizikanë në Njësinë e Radioterapisë, 2 koordinatorë për pacientët si dhe 10 sanitare në Spitalin Onkologjik.

QSUT thekson se ofrimi i një shërbimi dinjitoz dhe cilësor për pacientët mbetet prioritet, ndërsa kundërshton pretendimet për mungesë personeli.

Lidhur me pretendimet për mungesë personeli në shërbimet mjekësore, QSUT sqaron se me Vendimin nr. 4, datë 04.03.2026, të Bordit Drejtues të QSU “Nënë Tereza”, “Për ndryshimin e strukturës së Shërbimit të Kardiologjisë, PAI Spitali i Sëmundjeve të Brendshme dhe Shërbimit të Onkologjisë, PAI Onkologjik”, është miratuar shtesa e strukturës së personelit në Spitalin Onkologjik.

Konkretisht, ky vendim parashikon:

* Shtimin e 23 infermierëve të pavionit në Shërbimin e Onkologjisë, duke e çuar numrin e tyre nga 48 në 71;

* Shtimin e 4 teknikëve të imazherisë në Njësinë e Radioterapisë, duke e çuar numrin nga 13 në 17;

* Shtimin e 2 fizikanëve në Njësinë e Radioterapisë, duke e çuar numrin nga 6 në 8;

* Shtimin e 2 specialistëve (Koordinatorë me Pacientin) në PAI të Spitalit Onkologjik, duke e çuar numrin nga 3 në 5;

* Shtimin e 10 sanitareve në PAI të Spitalit Onkologjik, duke e çuar numrin nga 21 në 31.

QSUT ka në qendër të misionit të saj ofrimin e një shërbimi dinjitoz, profesional dhe cilësor për çdo pacient. Informacionet e pasakta dhe dezinformimi krijojnë pasiguri dhe stres të panevojshëm te pacientët dhe familjarët e tyre, pa i shërbyer në asnjë mënyrë përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Po ndodh...

ide