Barcelona nuk e kapërdin dot humbjen nga Atletikos, mendon të bëjë ankesë formale te UEFA

9 Prill 2026, 13:00 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona nuk e kapërdin dot humbjen nga Atletikos, mendon të

Barcelona po mendon të dërgojë një ankesë formale në UEFA për mënyrën e arbitrimit të Istvan Kovacs në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Atletico Madrid.

Te klubi blaugrana irritimi është shumë i madh për vendimet e marra nga gjyqtari rumun gjatë sfidës por edhe të arbitrave në sallën VAR. Vetë Flick e shfaqi dukshëm pakënaqësinë e tij pas përfundimit të ndeshjes

Trajneri gjerman u ankua për mosndërhyrjen e VAR në episodin kur Pubil mori topin me dorë brenda zonës së Atleticos. Sipas Flick, topi ishte në lojë dhe kështu arbitri duhej të sinjalizonte faullin, të ndëshkonte me karton të kuq të mbrojtësit të Atletico dhe të akordonte penallti. As Kovacs dhe as sistemi VAR nuk ndërhynë dhe nuk ndodhi gjë.

Por zemërimi i Barcelonës shkon edhe për episode të tjera, sidomos te kartoni i kuq i Cubarsi. Arbitri e pa aksionin dhe fillimisht akordoi faull dhe i tregoi kartonin e verdhë futbollistit. Në këtë rast VAR ndërhyri dhe rumuni ndryshoi vendim dhe e ndëshkoi Cubarsi me karton të kuq. 

Motive të tjera për t’u ankuar kanë rë bëjnë me kriteret e arbitrit për të ndëshkuar me kartonë futbollistë. Sipas Barcelonës, Koke duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq, me Kovacs që ia fali kartonin e dytë të verdhë, një moment që u regjistrua përpara kartonit të kuq të Cubarsi, por arbitri nuk e pa të rastit të ndëshkonte futbollistin e Atleticos

Vlen të kujtohet se Barcelona i dërgoi një ankesë formale kundër arbitrimit dhe Federatës Spanjolle të Futbollit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ku katalanasit humbën 4-0. Në këtë rast, ankesa kishte të bënte me episodin e golit të Cubarsi që u anulua nga Munuera pas 7 minutash verifikim në sistemin VAR.

 

Po ndodh...

ide