Një ditë para bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme, vriten të afërmit e liderit të Hezbollahut

Ushtria izraelite ka konfirmuar ditën e sotme vrasjen e bashkëpunëtorit dhe nipit të Naim Qassem, udhëheqësit të grupit libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollahut, në një sulm të kryer gjatë natës së të mërkurës në Beirut.
"IDF goditi zonën e Bejrutit dhe eliminoi Ali Yusuf Harshi-n, sekretarin personal dhe nipin e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem", tha ushtria.
Ndërkohë që dita e sotme përkon me ditën e dytë të armëpushimit për të cilin u dakordësuan SHBA dhe Irani, sulmet në rajon vijojnë të jenë aktive.
Situata mes vendeve është tensionuar akoma më shumë, pasi mëngjesin e sotëm presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi për sulme të ashpra në Lindjen e Mesme.
Deklarata e Trump vjen pasi Irani, pasditen e djeshme, pezulloi kalimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit. Ditën e djeshme Irani konfirmoi se kishte shënjestruar dy anije që ishin në lëvizje.
Edhe pse deri diku SHBA-të dhe Irani u dakordësuan për armëpushim 2 javor, situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë goxha e tensionuar. Ndërsa pritet që ditën e nesërme të zhvillohen bisedimet në Pakistan për paqe dhe mbarimin e luftës në Lindjen e Mesme.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128