E rëndë në Pogradec! Tentoi të mbytej në liqen, kalimtarët shpëtojnë 69-vjeçaren

9 Prill 2026, 14:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Pogradec! Tentoi të mbytej në liqen,

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Pogradec, ku një 69-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës.

Sipas informacioneve, në lagjen nr. 1, shtetasja me inicialet Sh. H., banuese në fshatin Starovë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të mbytet në liqen. Ajo është shpëtuar në kohë nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë nga uji.

E moshuara ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit dhe më pas është larguar drejt banesës së saj.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Po ndodh...

ide