Me armë sportive dhe kokainë në makinë, arrestohet 37-vjeçari në Krujë

Policia në Krujë ka arrestuar një 37-vjeçar, që mbante në makinë armë sportive dhe lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Gjatë verifikimeve, rezultoi se ai ishte në kërkim nga gjykata në Kukës për trafikim të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, kontrolle intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe ndalua një 37-vjeçar që qarkullonte me armë sportive në automjet dhe posedonte sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
Si rezultat i këtyre kontrolleve u kap ndërkohë që drejtonte automjetin dhe ndalua, shtetasi B. S., 37 vjeç, banues në Kukës, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë sportive dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


