"Më shau nga gruaja"/ Masakroi me thikë shokun e tij dhe e braktisi në mes të rrugës në Babrru, del foto e autorit të krimit!

3 Tetor 2025, 12:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Më shau nga gruaja"/ Masakroi me thikë shokun e tij dhe e

Personi që shihni në foto është 38-vjeçari Arlind Demushi, i dyshuar për vrasjen e 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci, mbrëmjen e së enjtes në Babrru.

Autori i dyshuar, Arlind Demushi, tashmë i arrestuar nga policia në Durrës, ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Demushi dhe viktima ishin miq të vjetër, prej rreth 10 ditësh, Ismailgeci po qëndronte në banesën e Demushit në Babrru.

Mbrëmjen e ngjarjes, të dy kishin qenë në një lokal, ku kishin konsumuar alkool.

Në dëshminë e tij, Demushi ka deklaruar se konflikti nisi pasi viktima e kishte sharë nga bashkëshortja.

Pas daljes nga lokali, teksa po ktheheshin në shtëpi, debati mes tyre u përshkallëzua në përleshje fizike.

Në kulmin e konfliktit, Demushi e ka goditur disa herë me thikë mikun e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.

"Më shau nga gruaja"/ Masakroi me thikë shokun e tij dhe e

Po ndodh...

ide