Merr flakë autobusi me pasagjerë në Elbasan, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
6 Dhjetor 2023, 18:23 / AKTUALITET

Një autobus i linjës Elbasan-Tiranë me pasagjerë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në afërsi të rreth rrotullimit në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se pasagjerët kanë mundur të dalin në kohë.
Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
Nga Gentian Gaba
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



