EMRI/ U kap për herë të dytën në “shtëpi bari”, dënohet shqiptari në Britani

6 Dhjetor 2023, 18:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ U kap për herë të dytën në “shtëpi

Drejtësia britanike ka dënuar sërish me burg një shqiptar, pasi është kapur për herë të dytë me fermë kanabisi në Angli. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Rexhep Jemini, i cili kishte mbërritur në Britani me gomone përmes kanalit të La Manshit në gusht të vitit 2021.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari  kishte ngritur një fermë kanabisi në papafingon e një ndërtese në Norfolk dhe gjatë bastitsjes nga Policia më 7 nëntor të këtij viti, u gjetën më shumë se 150 bimë kanabis në faza të ndryshme rritjeje.

Ai u arrestua vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ku kishte kryer dënimin për të njëjtën vepër penale. Sipas autoriteteve britanike, Rexhep Jemini ishte përdorur për të “mbikëqyrur të korrat” e kanabisit dhe ishte “një kopshtar”.

Gjykatësja tha se Jemini kishte treguar një shpërfillje të madhe të ligjit, duke përsëritur krimin, teksa e dënoi atë me 18 muaj burg, por mori parasysh faktin se shqiptari pranoi fajin para autoriteteve.

 

Po ndodh...

ide