Mësuesi i historisë i bashkohet protestës: Klasa është këtu në shesh, kolegë dilni në krah të nxënësve tuaj!

6 Qershor 2026, 21:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mësuesi i historisë i bashkohet protestës: Klasa është

Një tjetër dëshmi prekëse dhe mjaft domethënëse ka ardhur nga podiumi i protestës, ku një mësues historie ka lënë auditorët për t’iu bashkuar kauzës së qytetarëve përpara Kryeministrisë. Ai theksoi se misioni i vërtetë i arsimtarit nuk është thjesht ligjërimi brenda katër mureve, por mbrojtja e së ardhmes së brezit të ri.

Me një thirrje të ndjerë drejtuar kolegëve të tij në mbarë Shqipërinë, mësuesi u shpreh se koha e ankesave nëpër salla mësuesish duhet të marrë fund dhe se sheshi është vendi ku shkruhet historia sot.

“Jam mësues që kam dalë në krah të studentëve të mi. Jam mësues historie. Nuk u shpjegoj dot në klasë histori, klasa është këtu. U bëj thirrje kolegëve, mjaft u ankuat nëpër salla, dilni në krah të nxënësve tuaj dhe bëni misionin tuaj. Mos u ankoni më por jini minimumi si nxënësit tuaj!”

Po ndodh...