Flamuri i Berishës fut hundët në protestë, sulmon aktivistin Arben Kola, komentuesit e masakrojnë!

6 Qershor 2026, 20:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Flamuri i Berishës fut hundët në protestë, sulmon aktivistin

Krahu i djathtë i Sali Berishës, pasi me udhëzim të shefit ka porositur si kofini pas të vjelit strukturat e PD në Tiranë, që të shkojnë në protestën e kësaj të shtune, nuk ka duruar dot pa futur hundët edhe vetë.

Pak orë pas nisjes së protestës e cila ishte edhe më madhështore, Flamuri i Berishës i zhgënjyer që edhe pas inflirtimit të berishistëve, ditën e sotme dhjetra mijra në korr thërrisnin sërish, "Rama në burg, Berisha në burg", ka sulmuar në faqen e tij në FB një nga aktivistët kryesorë të protestës, Arben Kolën.

Muli i Berishës merr guximin dhe "udhëzon" protestuesit, që ta largojnë Arbenin nga protesta pasi ai është aty i inflirtuari i Ramës dhe Erion Veliajt.

Por në faqen e vetë Mulit të Berishës, ka shpërthyer një numër i madh komentesh, (Shih më poshtë), të cilat e masakrojnë dhe përveç të tjerave i kujtojnë se një nga arsyet kryesore të kësaj revolte popullore përveç Edi Ramës është shefi i tij dhe ai vetë. "Protestues.

Postimi i Nokës

Flamuri i Berishës fut hundët në protestë, sulmon aktivistin

Pastroni protestën nga të infiltruarit!

Ky person është fanti spathi i pushtetit dhe i Lali Vjedhësit. Një ndër zjarrfikësit e protestave studentore të vitit 2018. Ka 13 vite në këtë "zanat".
Largoni kuajt e Trojës!", shkruan sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i Sali Berishës./Alfapress.al

Flamuri i Berishës fut hundët në protestë, sulmon aktivistin

Flamuri i Berishës fut hundët në protestë, sulmon aktivistin

Flamuri i Berishës fut hundët në protestë, sulmon aktivistin

Po ndodh...