Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve

22 Dhjetor 2025, 11:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve

Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga mjegull e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Fenomeni natyror ka kufizuar fushëpamjen deri në rreth 10 metra, veçanërisht në segmentin nga Tuneli i Kalimashit deri në Kolsh, duke rritur rrezikun për aksidente rrugore.

Për shkak të situatës, patrullat e Policisë Rrugore që monitorojnë Rrugën e Kombit kanë shtuar kontrollet, duke ndaluar drejtuesit e mjeteve për t’i këshilluar mbi masat që duhet të marrin në kushte mjegulle. Patrullat rrugore apelojnë për ulje të shpejtësisë, ruajtje të distancës së sigurisë dhe përdorimin e dritave të mjegullës gjatë lëvizjes.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve shprehen se lëvizja në këto kushte paraqet rrezik dhe kërkon kujdes të shtuar. Ata theksojnë rëndësinë e uljes së shpejtësisë, përdorimit të gomave dimërore dhe respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

 

Po ndodh...

ide