"Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale"/ Braho prezantohet në krye të SPAK: Ju tregoj ku do e kem fokusin!

22 Dhjetor 2025, 10:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale"/ Braho

Pasi Altin Dumani i kaloi stafetën, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka folur për herë të parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës.

Ai tha se fokusi gjatë ushtrimit të detyrës do të jetë funksionimi i brendshëm dhe funksionimi i ligjit.

Braho: Dua të vlerësoj paraardhësin nën detyrë, zotin Kraja, si dhe Dumanin për integritetin e tij. Në ushtimin e detyrës fokusi im do të mbetet funksionimi i brendshëm, funksionimi i ligjit. BKH dhe hetimi financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK.
Institucioni do të vijojë të komunikojë me mediat. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve personale, besoj se jemi skuadër që punojmë përkrah në zbatim të Kushtetutës dhe ne interes të shqiptarëve.

 

Po ndodh...

ide