Momente ankthi në Currila! Rrëshqet kodra, dëmtohet pallati dhe restoranti! Evakuohen me urgjencë banorë

Mëngjesin e kësaj të premte është raportuar një rrëshqitje dherat në zonën e Currilave, në Durrës, duke shkaktuar dëmtime në një pallat dhe në ambientet e një restoranti që ndodhet në katin e parë të godinës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se masivi i dheut është shkëputur nga kodra pranë pallatit. Si pasojë janë konstatuar dëmtime në pjesën e ndërtesës, ndërsa muri i restorantit në katin e parë ka pësuar çarje dhe dëmtime të dukshme.
Për arsye sigurie banorët e pallatit janë evakuuar me urgjencë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe autoritetet lokale për të vlerësuar situatën dhe rrezikun që mund të paraqesin lëvizjet e mëtejshme të tokës.
Pronari i restorantit është shprehur për mediat se prej vitesh janë adresuar ankesa dhe kërkesa pranë institucioneve përkatëse lidhur me rrezikun që paraqiste kodra në këtë zonë, mirëpo sipas tij nuk janë marrë masa të mjaftueshme për parandalimin e një situate të tillë.
Ndërkohë ekspertët pritet të kryejnë verifikime për të përcaktuar shkallën e dëmeve dhe për të vendosur mbi masat që do të ndërmerren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe të objekteve përreth.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
