“Mos more se qenka vajza jonë”/ Rrëfimi tronditës i vëllait të Migenës: Policia na e ka dorëzuar vajzën me një batanije

Vëllai i 37-vjeçares Migena Sinani e cila u vra nga kunati i saj, në një deklaratë për “Me Zemër të Hapur”, ka rrëfyer mes lotësh si e morën vesh lajmin e kobshëm.
“Po dëgjonin lajmet, dhe dikush komentonte: çfarë po bëhet këtu, pastaj babi mos mo se qenka goca ime. Më pas i ka rënë dhëndrit në tel, por ai ishte arrestu, dhe kishte kërkuar që të hapej telefoni i tij që të njoftonte njerëzit. Askush nuk ka tentuar që ta hapë atë telefon.
Policia na ka dorëzuar vajzën, me një batanije, dhe më pas më nxori rrobat. Pasi mësova lajmi, kam ardhur direkt në Shkozë.
Mbesa ka qenë shumë e lidhur dhe me mua, kur merrja motrën në tel dhe flisja ajo ishte e para që donte të më fliste, ndërsa atë ditë nuk më ka njohur dhe rrinte e trembur. Për momentin vajza nuk flet fare dha ka shqetësim natën, do të rrijë vetëm në krahë. Vajza është me ne tani. Askush nuk na ka ardhur, as psikologë, as askush tjetër. Djali 4 vjeç, vetëm kur e sheh në foto thotë kjo është mami im. Dhe në media e parë në televizor, thotë ‘mami im, pse ka dalë aty’”, tha ai.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
