Berisha paralajmëroi kandidat nga radhët e PD/ A do të garojë për Tiranën? Ja si përgjigjet Florjan Binaj

8 Prill 2026, 21:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha paralajmëroi kandidat nga radhët e PD/ A do të

Aktivisti dhe aktori Florjan Binaj, i ftuar në emisionin “Oponencë”News24, është pyetur mbi mundësinë e një rikthimi dhe angazhimi të tij në politikë.

Në përgjigjen e tij, Binaj zgjodhi një mënyrë ironike, duke cituar një slogan të vjetër të kryeministrit Edi Rama.

“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”, u shpreh ai, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por duke lënë të hapur mundësinë e një përfshirjeje të mundshme në të ardhmen.

Binaj u përzgjodh disa muaj më parë si kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Tiranës, por më pas me anulimin e zgjedhjeve dhe kalimin e kohës, PD paralajmëroi se do të ketë kandidatin e saj për kryeqytetin.

Po ndodh...

ide